Bashkim Nurboja do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Pejës.
Kështu ka njoftuar Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate.
Nurbonja do ta sfidojë kryetarin aktual të Pejës, Gazmend Muhaxherin.
“Bashkim Nurboja ka marrë votat e anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë për kandidimin për krytar të Pejës. Z. Nurboja ka përfunduar doktoraturën për ekonomi në Universitetin e Lubjanës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e VV-së, transmeton ‘Indeksonline’.
Me poshtë njoftimi i plotë i VV-së
Bashkim Nurboja ka marrë votat e anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë për kandidimin për krytar të Pejës. Z. Nurboja ka përfunduar doktoraturën për ekonomi në Universitetin e Lubjanës. Magjistraturën e ka të përfunduar në Universitetin Staffordshire në Angli. Nga viti 2006 ka punuar si mësimdhënës Universitar, ne Universitetin e Prishtinës e më pas në Universitetin Haxhi Zeka dhe Kolegjin Universum. Bashkimi ka qenë pjesëmarrës në shumë konferenca akademike në SHBA dhe Evropë. Ka publikime shkencore në fushën e ekonomisë. I urojmë shumë suksese z. Nurboja dhe aktivistëve të Pejës!

Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...
Limi harron Albën, publikon foton e Armelës, ish-banore e “B...
PDK mobilizon strukturat për marshin “Drejtësi, jo politikë!...
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës
Bisedime Ukrainë-Rusi në Abu Dabi, teksa Moska kryen sulme t...