Lirak Çelaj do të jetë kandidat i PDK’së për kryetar të Prishtinës, ndërsa Blerand Stavileci do të jetë bartës i listës së kandidatëve për asamblistë.
Këto pritet të bëhen publike pas pak minutash në një konferencë për media nga kryetari i PDK’së, Kadri Veseli.
Ndërkohë, këshilltari i Veselit, Uran Ismaili është po ashtu në listën për asambleist i radhitur pas Blerand Stavilecit.
Lista nuk përmban ndonjë befasi, me një ndryshim për Komunën e Kamenicës ku kandidat do të jetë Emin Krasniqi.
Në Kaçanik PDK do të kandidojë me Besim Ilazin dhe në Klinë me Kryetarin aktual Sokol Bashota. Në Listën e kandidatëve PDK’së ka edhe dy gra.
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...