Bashkim Ramosaj do të jetë kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të komunës së Deçanit.
Zërat që garës mund t’i futet Daut Haradinaj tani janë shuar ndërsa nesër pritet zyrtarizmi i Ramosajt nga Kryesia e AAK-së.
Burimet e Indeksonline brenda kësaj partie kanë thënë se bartës i listës do të jetë Haki Shehu ndërsa kandidati potencial që e mbyllë listën me numër 29 është Sami Cacaj.
Deçani është bastion i AAK-së ndërsa së fundi kryetar i saj ka qenë Rasim Semlanaj i cili së fundi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër