Ish-zëvendëskomandanti i Brigadës 128 i Zonës Operative të Pashtrikut (ZOP), Avdi Ibrahimi, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Ibrahimi, përmes një postimi në Facebook.
Ai nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar, por thotë se do të paraqitet në Hagë më 2 tetor.
“Të nderuar, dhe shumë të respektuar bashkëkombës. Ndjej një obligim moral e qytetar t’ju njoftoj se sot rreth ores 14, 20 minuta kam marrur ftesë nga Dhomat e Specializuara në Hagë të paraqitem më date 02 tetor 2019”, ka njoftuar ai në rrjetin social.
Ibrahimi ka thënë se Gjykata Speciale është politike dhe e sajuar nga shpifjet.
“Përkundër bindjeve që kamë për këtë gjykat politike të sajuar nga shpifjet, të pavërtetat e shtetit serbë për ta njollosur luftën e pastër të UÇK-së, edhe pse unë nëpërmjet shkrimeve të cilat i kam bërë publike kam shprehur hapur kundërshtimin e kësaj gjykate të ngritur mbi bazën e raportit të Dik Martit, por që e ka miratuar Këshilli Europian”, ka shkruar Ibrahimi.
“Duke besuar në drejtësi të paanshme, do të paraqitem në kohën e caktuar në hetuesin e Gjykatë Speciale për intervistim. Jam intervistuar vite më parë, edhe dy here të tjera nga Gjykata Speciale e EULEX, dhe deklarata ime ka qenë publike, se vërtet unë nuk kamë asfarë njohurie të ketë bërë dikush nga njerëzit e UÇK-së ndonjë krim, pretendime të tilla të pabaza i kam hedhur poshtë dhe ashtu do të ndodhë edhe në rastin kur të paraqitem sërish para Gjykatës Speciale të Hagës”, ka përfunduar Ibrahimi.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë