Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Mirash të Ferizajit, ku një i ri ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën derisa po punonte në pullazin e shtëpisë.
Viktima është identifikuar si 27-vjeçari Shpend Qalaj. Familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet sot në varrezat e fshatit Mirash.
Policia ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se:
“Fsh. Mirash, Ferizaj 14.11.2025 – 12:42. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”./Arbresh.info
Rast tragjik në Ferizaj/Një person humb jetën pasi bie në kontakt me rrymën
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...