Nisma Socialdemokrate në mbledhjen e Kryesisë me shumicë votash ka votuar që Bekim Brestovci të propozohet për Zëvendësministër të Punëve të Jashtme të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vetë Bekim Brestovci.
”Po, në mbledhjen e Kryesisë në partinë tonë [Nisma Socialdemokrate], është votuar që unë të jem zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, ka thënë ai.

Por siç shkruan Epoka e Re ai ka mohuar se është emëruar edhe nga Kryeministri Avdullah Hoti.
“Por, emërimi im ende nuk është bërë nga Kryeministri”, ka deklaruar Brestovci.
Ministria e Punëve të Jashtme drejtohet nga Meliza Haradinaj-Stublla e AAK-së.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...