Kryetari i Degës së Tretë të LDK’së në Prishtinë Hazir Borovci është prezantuar si njeri “vizionar” në tubimin e LDK’së ku ka marrë pjesë paria e LDK’së përfshirë vetë Kryetari Mustafa.
Për ta arsyetuar këtë epitet ai ka mbajtur një fjalim qesharak para anëtarëve të LDK’së i cili megjithatë është duartrokitur nga anëtarësia.
Borovci ka zbuluar në tubim se ka folur me Ibrahim Rugovën te varri i tij. Më pas ka shpalosur edhe përmbajtjen e “bisedës”.
“Të nderuar të pranishëm në mesditë i bëmë një vizitë Presidenti historik Rugova. Bashkërisht me një grup veprimtarësh të degës së tretë. E informuam Presidentin për 27 vejtorin për ditëlindjen e degës së tretë , degës së Presidentit” ka thënë ai.
Më pas ka shpalosur edhe një pyetje të Presidentit.
“Presidenti na pyeti si janë punët, si po shkojnë punët . e informuam për disa çështje….nuk do t’ju ngarkojmë juve …” ka theksuar ai.
“Presidenti u gëzua shumë” ka shtuar Borovci me plotë seriozitet.
Më pas ai ka treguar edhe për porositë e Ibrahim Rugovës.
“Presidenti dha porosinë ta rrisni sofrën e LDK’së …porosia e tretë mos na i prishni punët me miqtë perëndimorë , mos na i prishni punët me amerikanët” ka shtuar.
Fjalimi në bazë të duartrokitjeve është pëlqyer shumë nga LDK.
https://www.dailymotion.com/video/x5fvwib_borovci-funny_fun
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00