Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku ka diskutuar për procesin e zgjedhjeve të 21 prillit të këtij viti në katër komunat me shumicë serbe.
Në këtë mbledhje, KQZ shqyrtoi dhe miratoi planifikimin buxhetor për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.
Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar për organizimin e këtij procesi është në shumën: 233,204 Euro.

Po ashtu, në këtë mbledhje u bë shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për shkurtimit të afateve të rregullta zgjedhore, për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet me datën 21 prill 2024, shqyrtimi dhe miratimi i Planit të aktiviteteve për procesin e votimit për largimin e kryetarëve të komunave, shqyrtimi dhe miratimi i Planit të informimit publik, shqyrtimi dhe miratimi i Kalendarit të vëzhgimit të zgjedhjeve; si dhe njoftim lidhur me Raportin e plotësuar të verifikimi të nënshkrimeve të peticionit./Arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...