Ky është Bejtullah Isufi, dyshohet se u dogj duke djegur mbeturina

13:16 | 26 Mars 2026
E.K

Një ngjarje e rëndë është shënuar të mërkurën, më 25 mars, në fshatin Stroc të Vushtrrisë, ku një burrë është gjetur i djegur.

Rastin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili bëri të ditur se çështja është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.

Sipas informacioneve, viktima është Bejtullah Isufi, ndërsa për vdekjen e tij kanë reaguar edhe familjarët.

Ata kanë njoftuar se varrimi do të bëhet më 27 mars, në varrezat e fshatit Stroc, pas namazit të drekës në ora 13:00.