Një 25-vjeçar ka humbur jetën sot derisa po punonte në një objekt ndërtimi në Prizren.
Viktima është Arbër Gërguri nga fshati Vragoli i Komunës së Fushë Kosovës.
Në postimin e publikuar në Facebook nga faqja e fshatit të tashmë të ndjerit, shkruan se njoftimi për kohën e varrimit do të jepet më pas.
“Të dashur banorë të fshatit Vragoli me shumë dhimbje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë tragjikisht në moshen 25 vjeçare Arbër Gërguri. Allahu e mëshiroftë Arbërin. Ngushllime familjes Gërguri, jemi me ju në këto çaste të vështira për ju. Për varimin e të ndjerit ju njoftojmë me kohë”, shkruan në postimin e faqes “Vragolia”./Arbresh.info

LEXO EDHE:
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës