Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur sot se në mesin e viktimave që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus në kryeqytet është edhe një 13-vjeçar.
Bëhet fjalë për Amar Gjotën të lindur në vitin 2007-të, për të cilin është njoftuar se ka ndërruar jetë me datë 22 qeshor.
Lajmin për vdekjen e Gjotës e kishin bërë të ditur edhe nga shkolla e të ndjerit.
“Me dhimbjen më të thellë shpirtërore ju njoftojmë se ndërroi jetë nxënësi i shkollës sonë Amar Gjota, klasa VII/4. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Amarit dhe gjithë shkollës për këtë humbje të madhe”, kishin shkruar në Facebook në faqen zyrtare të Shkollës “Dardania” në Prishtinë./Express/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...