Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës është mbledhur sot, nën drejtimin e krykuvendarit Glauk Konjufca, për të përcaktuar agjendën e punës së Kuvendit për këtë javë.
Kryesia, në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet të enjten, më 27 maj 2021, në orën 10:00.
Në seancën e të enjtes, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të shqyrtojë Raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020, ndërsa më pas do të formojë dy komisione ad-hoc: Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe atë për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media.
Më pas, deputetët do të debatojnë në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, ndërsa në fund do të shqyrtojnë kërkesën e Komisionit për Shëndetësi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.
Kryesia po ashtu shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj./arbresh.info/
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...
Kapen në flagrancë pesë persona duke tentuar të vjedhin një ...
I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në...
Xhudistja kosovare, Flaka Loxha e bronztë në Europian Open 2...