Kuvendi Kosovës ka votuar në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.
Pro buxhetit votuan 59 deputetë, ndërsa 2 deputetë abstenuan.
Deputeti i VV-së, njëherit, kryetar i komisionit për Buxhet e Financa, Armend Muja, ka kërkuar që ndryshim-plotësimi i amendamenteve të bëhet deri më 13 nëntor, ndërsa seanca për votim në lexim të dytë të mbahet më 21 Nëntor.
Por, këtë e kanë kundërshtuar shefat e grupeve parlamentare nga radhët e opozitës, të cilët kanë pyetur Mujën mbi arsyet e urgjencës, dhe kohës së shkurtër për ndryshim-plotësim të amendamenteve./rtk

Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...