Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe Ministrisë së Mbrojtjes në emër të Qenërisë së Republikës së Kosovës lidhur me atashimin e personelit nga Forca e Sigurisë së Kosovës në kompaninë Roulement të këmbësorisë në ishujt Falkland.
Miratimi është bërë me 85 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kjo do t’i hap rrugë atashimit të personelit nga FSK në kompaninë e këmbësorisë në Ishujt Falkland.
Ndërsa kryetari i Komisionit për Çështje të sigurisë dhe Mbrojtjes ka thënë se kjo marrëveshje është e rëndësishme dhe për të njëjtën ka pasur mirëkuptim nga të gjitha grupet. /arbresh.info/
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...