Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, bashkë me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari të martën kanë mbajtur një takim ne të cilën është diskutuar rreth gjendjes në arsim kosovar, shkruan arbresh.info.
Ministri i Arsimit, Shyqiry Bytyqi ka thënë se kërkesat e mësimdhënëseve i kanë ngritur tash e sa kohë.
“Ne vazhdimisht i kemi ngrit këto çështje, i kemi dërguar vërejtjet tona për koeficientin e mësimdhënëseve. Edhe ne mbledhjen e Qeverisë e kemi ngrit zërin”, ka thënë ai.
Bytyqi ka thënë se kërkesë e Ministrisë ishte gjetja e zgjidhjes pa grevë.
“Ne kemi kërkuar që te jemi ne bashkërenditje por te mos futen në greve pasi që ne këtë rast me se shumti humbin nxënësit. Ne jemi për të gjetur zgjidhje që nuk do ta dëmtonin procesin mësimor”, ka thënë Bytyqi.
Ai ka shtuar se janë takuar me Qeverinë dhe presin qe të ketë një rritje të koeficientit që është i përballueshëm.
Ndërsa i pari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se “ Që nga maji i vitit 2018 nuk kemi lënë derë pa trokitur dhe pa alarmuar se versioni aktual i koeficienteve është diskriminues”, ka thënë ai.
Jashari ka kërkuar nga deputetët angazhim më të madh. ” Ne kërkojmë angazhimin tuaj, ne fund nuk është çeshtja e parave por e dinjitetit të mësimdhënëseve”, ka shtuar ai.
Ndërsa deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka thënë se përkrah kërkesën për ngritje të komisionit por jo edhe grevën. “ Po flas në emër të deputetëve të AAK-së, ne jemi për ngritje të koeficientit për mësimdhënësit sepse vërtetë është nënçmuese por nuk mendojmë se greva është forma që duhet përdorur. Adresa që duhet kërkuar zgjidhje është Kuvendi, 100% ju garantoj se ne momentin që vie në Kuvend projektligji për trajtim të dinjëtetshëm të mësimdhënëseve do të përkrahet nga deputetët e AAK-së. ka thënë ajo./Arbresh.info/

Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP