Nën drejtimin e kryesuesit, Safet Kamberi, dhe në prani të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, nënkryetarit, Faruk Mujka, asamblistëve dhe drejtorëve të drejtorive të administratës komunale, sot është mbajtur seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Fillimisht mbledhja e sotme ka filluar me një minutë heshtje në shenjë nderimi dhe respekti për të gjitha viktimat e tërmetit në Shqipëri.
Pastaj u propozuan disa pika shtesë për rend të ditës; kryetari i komunës, Agim Bahtiri, propozoi të vendoset ndihma financiare në vlerë prej 20 mijë euro nga kategoria e Subvencioneve, për ti ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri; Draft- rregullorja për ndarjen e bursave për studentë; Formimi i grupit punues për hartimin ose plotësim-ndryshimin e statutit të komunës me propozim të kryesuesit, Safet Kamberi, të cilat u aprovuan me shumicë votash nga asamblistët komunal.
Në këtë seancë pas diskutimeve të zhvilluara, këshilltarët e Kuvendit Komunal aprovuan me shumicë votash, Propozim-vendim për shpalljen me Interes të Përgjithshëm Publik të Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, si dhe të pronave të paluajtshme – parcelave kadastrale përreth Stadiumit; Raport financiar për periudhën janar-shtator 2019; Raport i DBZHR-së për periudhën janar-shtator 2019; Raport final i auditimit të brendshëm Kuvendi i Komunës për vitin 2018./arbresh.info
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...