Nën drejtimin e kryesuesit, Safet Kamberi, dhe në prani të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, nënkryetarit, Faruk Mujka, asamblistëve dhe drejtorëve të drejtorive të administratës komunale, sot është mbajtur seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Fillimisht mbledhja e sotme ka filluar me një minutë heshtje, në shenjë nderimi dhe respekti për pjesëtarin e vrarë të Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, gjatë ushtrimit të detyrës, transmeton arbresh.info
Pastaj u propozuan disa pika shtesë për rend të ditës; Propozim/vendim për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjet Publike Lokale dhe Propozim/vendim për zëvendësimin e anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Komitetin e Komuniteteve.

Në këtë seancë pas diskutimeve të zhvilluara, këshilltarët e Kuvendit Komunal aprovuan me shumicë votash; Propozim-vendim për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve të rregullta të Kuvendit të Komunës për vitin 2020; Propozim-vendim për mbështetje financiare, subvencionim të transportit të qumështit për fermerët; Plani i punës së Njësisë së Auditimit të Brendshëm për vitin 2020; Plani strategjik i Njësisë së Auditimit të Brendshëm për periudhën 2020-2022; Plani i punës së Kuvendit për vitin 2020; Raporti i punës së Kuvendit për periudhën janar-dhjetor 2019; Propozim/vendim për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjet Publike Lokale dhe Propozim/vendim për zëvendësimin e anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Komitetin e Komuniteteve./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...