Sot mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në të cilën do të shqyrtohen 10 pika të rendit të ditës.
Sipas njoftimit të komunës, në këtë mbledhje do të diskutohet për propozimvendimi për anulimin e vendimit për caktimin e lokacionit për varrezat e komunitetit protestant; propozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale; propozimvendimi për themelimin e ansamblit të qytetit ‘’Rexho Mulliqi’’, si dhe propozimvendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane “B” të lagjes “Prishtina e Re-Zona Lindje”;
Po ashtu, do të diskutohet për rregulloren mbi taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës; pastaj propozimvendimi për ridestinimin e ish-objektit të bibliotekës ‘’Hivzi Sulejmani’’, si dhe propozimvendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm të bllokut A-1 të lagjes ”Dodona”;
Gjithashtu, pritet të caktohet një anëtari në Komisionin Komunal të Aksionarëve të NPL “Hortikultura” SHA, NPK “Trafiku Urban” SHA dhe KRM ‘’Pastrimi’
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...