Nesër, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës do të organizojë tryezën ndërparlamentare të komisioneve për punë të jashtme dhe komisioneve për integrim evropian të Kuvendit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Tryeza pritet të filloj nga ora 10:30, ndërsa do të marrin pjesë nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përcjell Arbresh.info.
Mysafirë të tjerë do të jenë përfaqësues nga Parlamenti i Bullgarisë, Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Temat e diskutimit janë
• Bashkëpunimi rajonal;
• Integrimi në Bashkimin Evropian;
• Angazhimi i diasporës;
• Marrëdhëniet ndërkombëtare.
Në fund të kësaj tryezë do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi./arbresh.info/
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...