Kuvendi i Kosovës së fundmi ka nisur publikimin e të gjitha kontratave që ka nënshkruar me operatorë të ndryshëm.
Kështu ka bërë të ditur, Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Kërçeli ka thënë se publikimi i kontratave vjen për të treguar transparencën e punës së Kuvendit.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës me aprovimin e kryetarit Konjufca ka marr vendim që të publikohen në webfaqen e saj zyrtare të gjitha kontratat me të gjithë operatorët.
Ky vendim për publikimin e kontratave për publikun vjen për të treguar transparencën e punës së Kuvendit të Kosovës!”, ka shkruar Kërçeli./arbresh.info/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...