Serbët që po protestojnë do të zhbllokojnë rrugën në Jarinjë, vetëm kur të lejohen të shkojnë deri në pikën kufitare Kosovë-Serbi.
Kështu ka bërë të ditur Igor Simiq nga Lista Serbe, duke shtuar se “nëse nuk do të lejohen do të flenë në rrugë”.
“Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë mos me ra pre e provokimeve që s’po dihet kush i ka nxit. Dikush që ka qëllim që të shkaktojë trazira në veri”, deklaroi Simiq duke nënkuptuar marrjen e vendimit për targat.
Ai ka përmendur takimin e presidentit të Serbisë, Alekasandar Vuçiq dhe emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.
“Me gjasë ka përfunduar takimi i Vuçiqit me Lajçakun. Është biseduar aty edhe për këto tensione. Ju po e shihni njerëzit janë të frikësuar. Kemi drejt për protestë paqësore, por po ashtu njerëzit kanë të drejtë për lëvizje të lirë”, deklaroi Simiq para medieve.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendimin përmes të cilit obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Vendimi që hynë në fuqi nga sot, parasheh po ashtu që pajisja me targat e përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave