Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, përmes së cilës ndalon deputetët të ndërmarrin veprime dhe pezullon çdo procedurë për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Ky vendim u mor në bazë të kërkesës së dorëzuar nga 10 deputetë të Kuvendit, me përfaqësues Igor Simiq, të cilët kërkuan vlerësimin e kushtetutshmërisë së procesverbaleve të seancave të Kuvendit të mbajtura më 26 dhe 28 gusht 2025, si dhe vendimeve të nxjerra në këto seanca.
Gjykata Kushtetuese, e përbërë nga kryetari Nexhmi Rexhepi dhe anëtarët Safet Hoxha, Bajram Ljatifi, Radomir Laban, Remzije Istefi-Peci, Enver Peci dhe Jeton Bytyqi, vendosi të caktojë masën e përkohshme që ndalon çdo veprim të deputetëve dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë.
“Masa hyn në fuqi më 5 shtator 2025 dhe zgjat deri më 30 shtator 2025. Vendimi do të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe do t’u kumtohet palëve”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
VENDOS
I. TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë;
II. TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025;
III. T’U’A KUMTOJË këtë Vendim palëve;
IV. TË PUBLIKOJË këtë Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit;
V. Ky Vendim hyn në fuqi më 5 shtator 2025./Arbresh.info

Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...