Gjykata Kushtetuese e Kosovës po shënon vitin e shtatë të themelimit. Në një ceremoni solemne në të cilën kanë marrë pjesë krerët e shtetit, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi tha se Gjykata Kushtetuese po vazhdon të forcojë sundimin kushtetues të vendit.
Sipas saj edhe në këtë vit Gjykata Kushtetuese ka vendos raste të rëndësishme për shtetin.
“Jemi të vetëdijshëm se vendimet që marrim ne analizohen e komentohen shpeshherë edhe jashtë kontekstit dhe dëshiroj të theksoj se edhe gjatë këtij viti vendimet që kemi marrë nuk janë vendime të presioneve por e analizave dhe standardeve ndërkombëtare”, tha Rama-Hajrizi.
Sipas saj misioni i Gjykatës Kushtetuese është që të shërbeje për të mbrojtur të drejtat e çdo qytetari të Kosovës.
Rama-Hajrizi tregoi se Gjykata Kushtetuese gjatë këtij viti ka pranuar 118 kërkesa ku 103 janë parashtruar nga parashtrues individual, ndërsa pjesa tjetër nga ato shtetërore.
Ajo përmendi dy vendimet të cilat mori Gjykata Kushtetuese, e para aktgjykimi i për Asociacionin e Komunave Serbe dhe ai për Manastirin e Deçanit.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli si dhe kryeministri Isa Mustafa.
Haxhiu dënon gjuhën e Fatos Gecit në Kuvend: Deklaratë e rën...
Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijë...
Nagavci: Jemi të interesuar rreth zgjedhjes së presidentit
Fatos Geci i shkon për t’i kërkuar falje Vlora Çitakut, ajo ...
Grabitje e organizuar në Graçanicë, viktima sulmohet dhe i m...
Kapet kokainë ne vlerë rreth 30 mijë euro në Prizren