Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli lidhur me zgjedhjet e fundit komunale, duke e quajtur atë si të pabazë dhe të papranueshme.
Surdulli kishte dorëzuar një kërkesë në Kushtetuese, përmes së cilës kishte kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi konsideron se ky vendim shkel të drejtën e garantuar të lirisë individuale me Kushtetutë, pasi KQZ certifikoi kandidaturën e Qëndron Kastrati për kryetar të Komunës së Kamenicës.
Në arsyetimin e Kushtetueses thuhet se parashtruesi në kërkesën e tij nuk qartësoi saktësisht se cila e drejtë e garantuar me Kushtetutë i është shkelur si rrjedhojë e vendimit të PZAP-it siç përcaktohet me nenin 48 të Ligjit dhe, për më tepër, nuk ka mbështetur pretendimet e tij se si procedura para PZAP-it ka qenë e padrejtë apo arbitrare.
Gjykata konstatoi se PZAP kishte hedhur poshtë ankesën e parashtruesit për arsye procedurale dhe nuk i ka shqyrtuar pretendimet e parashtruesit të saktësuara në ankesën e tij pranë PZAP-it, pasi që ky i fundit kishte hedhur poshtë ankesën si të pa afat.
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman