Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, u ka bërë thirrje qytetarëve për kursim të energjisë elektrike.
Me anë të një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka thënë se vendi ka hyrë në dy muajt e fundit dhe kritikë për kursimin e energjisë elektrike.
“Kampanjës së Qeverisë për të ngritur vetëdijen dhe për të shtuar masat për kursimin e energjisë i janë bashkangjitur Ambasadorë dhe përfaqësues të Qeverisë. Të gjithë duke kursyer nga pak në përditshmërinë tonë, bashkë bëjmë diferencën e madhe për gjithë sektorin! Të mbështesim bashkë fushatën për masat e kursimit të energjisë”, ka shkruar ajo.
Kusari ka bashkangjitur edhe kampanjën e qeverisë ku thuhet se dy muajt “që kemi para nesh janë kritikë në përballje me krizën energjetike”.
“Andaj, për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, për të kursyer buxhetin tuaj dhe të Republikës së Kosovës, ju bëjmë thirrje dhe inkurajojmë që të vazhdoni dhe intensifikoni kursimin e energjisë”, tha ajo./arbresh.info/
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...