Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Mimoza Kusari – Lila është deklaruar pas mbylljes së sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës.
Ajo në një postim në Facebook ka renditur të arriturat e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit, deri sa ka thënë se në javën e dytë të shtatorit do të kthehen me shumë punë dhe angazhim.
“Pas më shumë se një vit pune, legjislatura e VIII-të e Kuvendit arriti këtë rezultat:
Ligje të miratuara 87, prej tyre 18 marrëveshje ndërkombëtare
27 Projektligje janë në procedurën e shqyrtimit
14 projektligje janë të miratuara në parim dhe gjenden në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare,
13 projektligje presin për shqyrtim të parë”, ka shkruar ajo.
Kusari – Lila ka uruar tejkalimin e ngecjeve dhe mangësive të identifikuara në këtë rrugëtim, për siç ka thënë ajo, të mirën dhe zhvillimin e vendit. /arbresh.info/
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...