Juristja e mediave, Flutura Kusari ka reaguar për gjuhën që po përdoren në fushatën elektorale.
Gjatë ditës së sotme Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për gjuhën që kanë përdorur në tubimet për tyre.
Sipas Kusarit, dënimi i LDK-së me 20 mijë euro pasi një deputete e ka krahasuar Kurtin me Hitlerin është i drejtë dhe nuk duhet të ndryshohet.
“Asnjë politikan në Kosovë nuk duhet të krahasohet në asnjë formë me Hitlerin. Ky krahasim dhe kjo shprehje nuk është liri e shprehjes, është abuzim me lirinë e shprehjes. Njëjtë, të gjithë gazetarët, komentatorët apo të tjerët që flasin publikisht dhe që e krahasojnë këdo nga politikanët me Hitlerin meritojnë të japin përgjegjësi ligjore për abuzim me lirinë e shprehjes”, shkroi Kusari në Facebook./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
LDK gjobitet me 20 mijë euro, kandidatja për deputete e krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitler
LDK gjobitet me 20 mijë euro, kandidatja për deputete e krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitler
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...