Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e disa neneve të Ligjit të Pagave për sektorin publik.
Kusari me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që pagat e gjykatësve nuk do te ulen.
Sipas saj, ndikimet politike për dobësim të sistemit gjyqësor përmes uljes së pagave nuk kalojnë.
“Gjykata Kushtetuese ka vendosur, ndër të tjera, që pagat e gjykatësve nuk do te ulen. Bravo Kushtetuese, bravo. Ndikimet politike për dobësim të sistemit gjyqësor përmes uljes së pagave nuk kalojnë”, ka shkruar Kusari./Arbresh.info
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...