Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila në nisjen e fushatës sensibilizuese kundër Kancerit të Gjirit teksa ka treguar historinë e saj kur e kuptoi që është diagnostifikaur me kancer, bëri thirrje për kontrolle.
Ajo tregoi se të gjitha kontrollet e shërbimet i ka bërë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e ku në humor e ktheu që tashmë edhe mjekët e kishin siguruar atë se 99 për qind nuk do të vdesë nga kanceri.
“Mendimet janë të ndryshme në momentin kur dikush të thotë se je me kancer e ai është malinjoz se shpresa shtyhet deri në atë fazën ndoshta është diçka tjetër, ndoshta është malinjë e ja që të dy ndoshta dolën pozitive. U ballafaqove me një sfidë po e them me veten time, të lehtë. Po e them të lehtë për shkak se zërat sikur ajo e zonjës Nafije që kanë punuar ndër vite të tëra që ta heqin tabunë nga tregimi i secilit të prekur me kancerin të bënë të marrësh përsipër edhe një kapelë shtesë, atë të avokimit, atë të shtyerjes dhe ballafaqimit me frikën për të gjitha gratë e burrat që frikësohen të bëjnë analizë. Unë këtë fat timin, në të mirë apo të keq e kam kthyer në mision që secila vajzë a po grua të bëjë kontrolle. Unë kam rastis që të lind në muajin tetor, edhe pak ditë e kam datëlindjen, në muajin tetor jam diagonostifikuar dhe muajin tetor do e shfrytëzojë që maskimalisht t’iu them të gjithave mos u frikësoni. Të gjitha shërbimet i kam marrë në sistemin publik. Në QKUK, të gjitha, krejt çka të duhen përfshirë edhe analizën e veçantë që ende në rajon nuk bëhet… mos keni frikë, e nëse ndonjëra ka frikë unë do të vijë me ju edhe ashtu kam filluar edhe të shkojë e po dërgojë pacientë te doktoresha Shkëndije në radiologji. Diagnostifikimi i hershëm është shpëtim i hershëm, Unë sipas të gjitha gjasave, ashtu më kanë thënë në klinikën e kirurgjisë torakale dhe onkologji se 99 për qind i kam shansat se nuk vdes prej kancerit e nëse diçka tjetër ndodhë kam punë me doktorët. Jo nuk është ashtu”, tha ajo.
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...
Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Spiropali: Ftesa e SHBA-s...
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi