Mimoza Kusari – Lila, kryetare e Alternativës, ka treguar për arsyen e mungesës së saj në tubimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore.
Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, Kusari-Lila tha se babi i saj është në gjendje paska të rënduar shëndetësore dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Gjakovës, dhe theksoi se është në përkujdesje të tij.
“Arsyeja e mungesës sime prej fillimit të fushatës është se jemi në përkujdesje të babit i cili tani gjendet në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, aty ku shërbeu për afër 40 vite, por kësaj radhe jo si doktor por si pacient. Gjendja e tij është paksa e rënduar por me vullnet të plotë për tu rikuperuar, dhe dëshira jonë si vajza të tij është që së pari të kujdesemi që ai të jetë i fortë dhe i shëndosh”, është shprehur Kusari-Lila.
Tutje, Kusari-Lila u uroi fushatë të mbarë të gjithë kolegëve të saj.
“Përkundër dëshirës së madhe për të qenë me ju në takime dhe tubime, ndonjëherë ka situata dhe rrethana që na detyrojnë të mungojmë”, shkroi Kusari-Lila./Arbresh.info
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...