Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të sapobetuar të Skenderajt, Sami Lushtaku, lidhur me ish-deputeten Adriana Matoshi.
Postimi i plotë:
Në një deklaratë të vetme, kryetari i sapobetuar i Skenderajt, Sami Lushtaku, e quan me fjalë tjetër prostitutë Adriana Matoshin, e pastaj kërkon “kujdes” në atë që flasim, sepse sipas tij faktet që ajo ka përmendur (e që vetë Samiu i ka konfirmuar më herët) për shitblerjen e tokës publike, me fitime marramendëse
për Lushtakun, paskëshin qenë “jo mjaftueshëm të mbështetura në fakte”.
Pra, kjo është mënyra e komunikimit të Samisë dhe kategorisë së tij: gratë qenka prostituta nëse flasin me fakte, ndërsa burrave u tregon grushtin. Nganjëherë edhe grave u tregohet grushti — vetëm se duhet të jenë “kategori tjetër”.
Eh pra, urime Kryetar, sapo ia konfirmove edhe një mandat Adrianës.
Nëse nuk të ka pëlqyer deri tash çka të ka thënë, prit çka do të thotë në katër vitet e ardhshme.
TURP për ty!/Arbresh.info
“Sikur kur del prej një shtëpie publike” – Sami Lushtaku reagon ndaj deklaratave të Adriana Matoshit
Përleshje me armë mes vëllezërve në Bokshiq të Klinës, një i...
Të shtëna me armë në një fshat të Klinës, raportohet për një...
Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...