Kandidatja për deputete, Mimoza Kusari-Lila ka ngushëlluar familjet e tre fëmijëve të cilët humbWn jetën nga shembja e një objekti në Jabllanicë të Gjakovës.
Në Facebook, ajo tha se kjo është një humbje e rëndë e dhimbje e papërshkrueshme, shkruan Arbresh.info.
“E tronditur thellë nga humbja tragjike e tri jetëve të njoma të fëmijëve në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Në këto momente dhimbjeje të madhe dhe pikëllimi të rëndë, shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet Mehmetaj, Ramaj dhe Morina, si dhe për gjithë shokët, shoqet e viktimave dhe mbarë Gjakovën për këtë humbje të rëndë e dhimbje të papërshkrueshme.
U prehshin në paqe tre engjëjt e parajsës.”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Në raportin 24 orësh të policisë tha se objekti është shembur në rrethana të panjohura.
Tragjedia në fshatin Jabllanicë të Gjakovës ndodhi të shtunën rreth orës 23:00.
Dy nga viktimat i përkasin moshës 15-vjeçare, kurse një i përket moshës 14-vjeçare./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vdesin tre të rinj në Jabllanicë të Gjakovës, i zuri pllaka e një shtëpie të pabanuar
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votuesit...
Çfarë përmban pakoja e votimit me postë – KQZ jep detaje
Kapen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, vlera mbi 460 m...
Tërmeti me magnitudë 4.4 godet Italinë, mbyllen shkollat në ...
Aksion në Prizren: Sekuestrohen ari dhe argjend i padeklarua...
Von der Leyen: Evropa do t’i përgjigjet incidenteve të përsë...