Të mërkurën në media qarkulloi një fotografi, ku shihej deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, së bashku me politikanen serbe, Sanda Rashkoviq Iviq.
Në lidhje me këtë fotografi ka reaguar vetë Kusari-Lila, duke sqaruar se kjo fotografi është bërë nga takimet që organizohen nga CIG (Center for Inclusive Governance), me seli në SHBA dhe të mbështetura nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës.
Sipas saj, këto takime organizohen që nga viti 2010 dhe se në to kanë marrë pjesë në vazhdimësi përfaqësues politikë nga Kosova dhe Serbia.
“Këto takime nuk janë të fshehta. Aty as nuk negociohet dhe as nuk merren vendime. Për transparencë të plotë, lista e pjesëmarrësve në këto takime që nga fillimi i tyre është publike, së bashku me përfundimet nga secili takim i mbajtur”, u shpreh deputetja e LVV-së.
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...