Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se gjatë kësaj jave do të ketë dy seanca, seanca e të premtes do të jetë raportimi i kryeministrit Albin Kurti, për dialogun Kosovë – Serbi.
Kusari-Lila foli edhe për draftin e propozuar nga plani franko-gjerman për Asociacionin, ku tha se sipas informatave – pala kosovare e ka ofruar nënshkrimin.
“Ne si grup Parlamentar jemi të informuar për përmbajtjen e draftit të parë dhe siç e dini nuk kemi diçka të finalizuar dhe e dini se nuk ka pasur nënshkrim. Sipas informatave zyrtare, pala kosovare ka ofruar nënshkrimin ndërsa ka pasur mospranim të palës serbe”, tha ajo./rtk
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...