Ora 10:00 do të jetë koha kur deputetet e Kuvendit të hënën do të diskutojnë për menaxhimin e Pandemisë.
Kështu bëri të ditur shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, raporton arbresh.info
” Është vendosur që seanca për menaxhimin e pandemisë të mbahet të hënën në ora 10:00”.
E në lidhje më dialogun, Kusari tha se vetëm më një unitet të përbashkët do të arrihet diçka në këtë proces.
“Është çështje që i takon Qeverisë ne në Kuvend mbesim të përkushtuar që të ngrisim komisione për diskutim për çështjen e dialogut. Ne si Kuvend i Kosovës bashkë me Qeverinë duhet të arrijmë konsensus edhe me opozitën. Unë shpresoj që kjo Qeveri të fillon më një ngritje të debatit bashkë me opozitën dhe pastaj të dalim më qëndrime të përbashkëta. Për të evituar çdo pasojë duhet uniteti politik”./arbresh.info/
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...