Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në ndejën lamtumirëse të organizuar për Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.
Me këtë rast, Kusari-Lila e falënderoi ambasadorin për angazhimin dhe kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke vlerësuar se mandati i tij ka lënë gjurmë të rëndësishme në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Ajo theksoi se Kosova dhe Zvicra gëzojnë një partneritet të veçantë, të ndërtuar mbi besimin, bashkëpunimin dhe lidhjet e ngushta njerëzore, duke veçuar rolin e mbi 300 mijë bashkatdhetarëve që jetojnë dhe kontribuojnë në Zvicër si urë e fuqishme mes dy shteteve.
Duke folur për bashkëpunimin institucional, Kusari-Lila nënvizoi se gjatë mandatit të ambasadorit janë shënuar disa arritje të rëndësishme. Sipas saj, ndër to ishte miratimi në Kuvend i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, e cila hap mundësi të reja për zhvillimin e tregtisë dhe investimeve.
Po ashtu, ajo rikujtoi se muajin e kaluar është nënshkruar një marrëveshje me vlerë prej 8 milionë frangash zvicerane për periudhën pesëvjeçare, e cila synon të mbështesë transformimin e gjelbër të ndërmarrjeve në sektorin privat.
Në fund të fjalës së saj, ministrja e falënderoi Ambasadorin Sprecher për miqësinë dhe bashkëpunimin, duke i uruar shëndet, suksese dhe mbarësi në angazhimet e ardhshme. Ajo shtoi se Kosova do ta mirëpresë gjithmonë si një mik të vendit./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...