Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, thotë se shpreson se iniciuesit e sulmit ndaj saj të jenë sa më shpëjt prapa grilave, ashtu siç do të duhej të ndodhte në një shoqëri normale. Ajo thotë se e di kush mund ta ketë ndërmjetësuar sulmin ndaj saj, por se kjo ka rëndësi pak. Ajo thotë se ka rëndësi se kush janë iniciuesit e këtij rasti. Këto deklarata, ajo i bëri në emisionin “Kapital” në RTK, të udhëhequr nga Xhymret Veliu.
Ajo tha se gjatë diskutimeve me Policinë “i ka ardhur në mend se kush mund të jenë ata që kanë ndërmjetësuar” në një krim që siç e quan vet ajo “të pandodhur” ndaj saj. Por, Kusari-Lila thotë se nuk është me rëndësi kush janë ndërmjetësuesit, por kush janë iniciuesit e sulmit ndaj saj.
“Mënyra dhe forma se si është synuar të përgatitet, duhet të kërkohen ata që e kanë iniciuar. Eseanca e zbërthimit të këtij krimi të pandodhur, është se kush ia jep të drejtën dikut ta eliminojë dikë të zgjehdur nga populli”, ka thënë ajo.
Kusari – Lila tha se nuk dëshiron të flasë shumë për rastin, pasiqë dëshiron që me rastin të merret drejtësia.
“Konsideroj se është rast se mund të zbërthehet në mënyrë ekzakte. Ata të cilët e kanë iniciuar, e kanë bartur dhe ndërmjetësuar besoj se vendin e kanë prapa grilave. Por unë nuk dua të paragjykoj për ata që kanë ndërmjetësuar”, thotë ajo.
“Më ka ardhë në mendje kush mund ta ketë ndërmjetësuar gjatë diskutimeve në Polici, edhe pse kjo nuk ka rëndësi. Nuk ka rëndësi kush e ka ndërmjetësuar por kush e ka iniciuar një rast të tillë”, ka thënë ajo.
Vlora përfshihet nga një stuhi e fuqishme shiu, rrebesh në a...
Aksioni kundër emigrantëve kthehet në tragjedi në SHBA, ofic...
Bora fiton çerekfinalen e parë ndaj Rahovecit 029
Paralajmërimi i Institutit Hidrometeorologjik: Ulje e temper...
Aksidentohet rëndë familja pesë anëtarësh nga Rahoveci, po k...
Osmani dhe kryetari i Malishevës inspektojnë digën e Mirushë...