Ministrja në detyrë e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Kosovë me rastin e 14 Korrikut – Ditës Kombëtare të Francës, ku ka falënderuar ambasadorin Olivier Guérot për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit diplomatik në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka thënë se 14 Korriku është një datë që mishëron idealet e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë.
“14 Korriku, Dita Kombëtare e Francës, është një datë që mishëron idealet e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, vlera që vazhdojnë të frymëzojnë Evropën dhe partneritetet tona.”, ka shkruar ajo.
Ajo ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e pritjes së organizuar nga Ambasada e Francës në Kosovë, me ftesë të ambasadorit Olivier Guérot, i cili po përmbyll misionin e tij katërvjeçar diplomatik në Kosovë.
“Sonte pata kënaqësinë të jem pjesë e pritjes së organizuar nga Ambasada e Francës në Kosovë me rastin e Ditës Kombëtare të Francës, me ftesë të Ambasadorit Olivier Guérot, i cili njëherazi po përmbyll edhe misionin e tij katërvjeçar diplomatik në Kosovë. E falënderova Ambasadorin Guérot për angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe për mbështetjen e vazheshme ndaj vendit tonë gjatë gjithë mandatit të tij.”, u shpreh Kusari Lila.
Kusari-Lila ka shprehur gjithashtu dëshirën që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të vazhdojë të forcohet.
“Uroj që bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Francës të vazhdojë të thellohet në frymën e lirisë, solidaritetit dhe vlerave tona të përbashkëta evropiane.”
Në fund të postimit, ajo ka veçuar edhe përkimin e Festës Kombëtare të Francës me paraqitjen e kombëtares franceze në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror.
“E veçanta e këtij 14 Korriku është se sonte kombëtarja e Francës po luan në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror. Një përkim i bukur mes festës kombëtare dhe sportit, që e bën këtë ditë edhe më të veçantë për miqtë tanë francezë.”, tha mes të tjerash ajo./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...