Juristja e mediave, Flutura Kusari, i ka reaguar Presidentes Vjosa Osmani, e cila akuzoi mediat se po përndjekin vajzat e saj të mitura.
Në një postim në Facebook, Kusari ka thënë se tentimi për raportim të faktit se i përdor burimet shtetërore për të dërguar vajzat në shkollë, nuk është përndjekje.
“Ky raportim është 100% në interes publik”, ka shkruar Kusari.
Kusari ka thënë se në Kosovë, vetëm një presidente është përndjekur nga mediat pa të drejtë dhe ajo është Atifete Jahjaga.
“Përndjekje është kur ju dhe bashkëshorti juaj shfrytëzoni çdo situatë për të sulmuar mediat, për të njollosur gazetarët dhe për të krijuar klimë negative ndaj mediave. Qeverisja juaj ku një ditë i sulmoni gjyqtarët dhe ditën tjetër mediat e tregon vetëm një gjë: që jeni presidente pa kauzë dhe që e imitoni VV-në në krijimin e narrativës kundër media”, ka shkruar Kusari.
Sipas Kusarit, ndalimi i kameramanit Jetmir Muji është ndërhyrje flagrante në lirinë e shprehjes dhe të mediave.
“Marrja e pajisjeve të kameramanit pa urdhër gjyqësor rrezikon burimet e gazetarëve”, thuhet në postimin e saj./Reporteri.net
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...