Qindra qytetarë janë përgjigjur në pyetjen e portalit arbresh.info nëse do të protestonin në rast se Albin Kurtit nuk do t’i lejohej të kandidonte në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Shumica e tyre do të konsideronin pjesëmarrjen në protesta, dhe një numër i vogël thanë se nuk do të protestonin për këtë çështje.
“Protesta jonë ka me u shprehë përmes votës”, komenton një lexues i portalit arbresh.info.
Ka shumë prej lexuesve që thonë se “po” do të merrnin pjesë, ndërsa ata që votuan për “jo” komentojnë se “nuk na përfaqëson”.
“Kësaj here do të protestojmë në kutinë e votimit”, shkruan një tjetër lexues.
Vetëvendosje u ankua në Supreme, të mërkurën, në kërkim të drejtës për të kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit me listën e propozuar qysh në fillim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo është instanca e fundit e ankesës./arbresh.info/
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick