Digjitalizimi është një nga objektivat kryesore në programin e Qeverisë, ndërsa agjenda e re digjitale do të jetë një nga pikat kryesore të strategjisë së re kombëtare të zhvillimit, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në hapje të KosICT 10.
Në konferencën më të madhe në rajon në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK), në ambientet e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren (ITP), kryeministri Kurti mori pjesë së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryetarin e komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Kryeministri vuri theksin te rëndësia e transformimit digjital, si një shtytës i rëndësishëm i produktivitetit dhe rritjes në ekonomi.
“Ne synojmë të përdorim transformimin digjital si nxitës për të përmirësuar administratën tonë publike, sistemin tonë arsimor, sektorin shëndetësor, sistemin e drejtësisë dhe të gjitha fushat e tjera të qeverisjes”, tha ai.
Kryeministri Kurti veçoi disa nga aktivitetet kryesore në të cilat qeveria është angazhuar në fushën e digjitalizimit, inovacionit dhe ndërmarrësisë si shtytës vendimtarë të zhvillimit socio-ekonomik në vendin tonë.
“Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore për nevojat e industrisë së TIK-ut është mundësia kryesore për çlirimin e potencialit të rritjes së këtij sektori në Kosovë”, tha ai.
Si pjesë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, të miratuar nga Qeveria, është një masë e cila mbështet trajnimet për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK) dhe subvencionon pagat për të rinjtë që do të punësohen në këtë sektor. Kjo masë synon të rrisë punësimin e të rinjve, por në të njëjtën kohë synon të adresojë nevojat e industrisë së TIK-ut për profesionistë të aftë.
Kryeministri theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë për ta bërë Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren një qendër kombëtare dhe rajonale për ndërmarrësi dhe inovacion.
Po ashtu, konfirmoi gatishmërinë e Qeverisë për të bashkëpunuar ngushtë me sektorin privat dhe akademinë në arritjen e objektivave të përbashkëta që synojnë zhvillimin e vendit tonë./arbresh.info/

Sytë nga Haga, Arbresh.info transmeton fjalimet e katërshes ...
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...
Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kos...
Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, lejohet qarkullimi për ...
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...