Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, vizitoi sot për ngushëllime familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, i cili u vra të martën, më 1 prill.
Në këtë vizitë për ngushëllime, në të cilën u mirëprit nga familjarët e të ndjerit, kryeministri Kurti vlerësoi lartë figurën e rreshterit Lika, për kontributin e tij për rendin e ligjin, paqen e sigurinë e qytetarëve dhe shtetit tonë, por edhe kontributin e dhënë në çlirimin e vendit si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shënimi i plotë në librin e ngushëllimeve:
Rreshteri Muhamed Lika ka punuar e kontribuar shumë për rendin e ligjin, paqen e sigurinë e qytetarëve dhe shtetit tonë. E para kësaj, është angazhuar e ka kontribuar si luftëtar i UÇK-së për çlirimin e popullit dhe vendit tonë. Vrasja e tij do të ndriçohet e kriminelët tinëzarë do të gjykohen e dënohen. Emri i tij do të rrojë e kujtimi për të nuk do të shlyhet.
Me nderime dhe pikëllim,
Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...