Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar një fabrikë të mobileve në Therandë në kuadër të fushatës zgjedhore.
Ai tha se në këtë fabrikë shumica e punëtorëve janë gra, shkruan Arbresh.info.
“Në Therandë, në fabrikën e mobileve “Te Naseri”, janë 397 punëtorë. Shumica gra. 70% e prodhimit eksportohet në Gjermani e Zvicër, e vetëm vjet vlera e eksportit të mobileve ishte 12 milionë euro. Menaxherja kryesore udhëton nga Prishtina. Njëri punëtor e ka pagën 2500 euro. Kurse, punëtorja Pranvera ma dhuroi një pllakë si kujtim për këtë vizitë.
Falemnderit për këtë mikpritje, vizitë që më gëzoi shumë.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së