Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) si çdo vit, edhe këtë herë po organizon një pritjen e përurimi në selinë e Kryesisë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeverisës, ka shkuar për vizitë në BIK, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson dhe e çmon lart rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosoëvs në të gjitha etapat e zhvillimit, përparimit dhe rezistencës. Urime dhe gëzuar! Për hajr Bajrami, Zoti kabull agjëruesve! Një mirënjohje për Bashkësinë Islame të Kosovës që ndihmon të varfrit “, tha kreu i qeverisë Kurti.
Kurti theksoi se në këtë pranverë përkujtojmë 37 dëshmorët që vijnë nga imamët e Kosovës.
“Sa më shumë dashuri, paqe dhe begati në sofrat tuaja”, tha Kurti./Arbresh.info/
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...