Sot, në Mitrovicë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrat në detyrë, atë të Ministrisë së Ekonomisë, Rozeta Hajdari dhe të Financave e Transfereve, Besnik Bislimi takuan punëtorët e Trepça Sh.A. ku përveç diskutimeve të përhershme për rivitalizimin e Trepçës, u kumtua edhe lajmi për ekzekutimin e pagesave të 1280 punëtorëve.
Delegacioni i Qeverisë u mirëprit nga anëtarët e Bordit të Përkohshëm të “Trepça Sh.A”, menaxhmenti i ndërmarrjes, përfaqësues të minierave me flotacion Stan Tërg, Artanë e Kishnicë, dhe përfaqësues të Sindikatës.
Qeveria e Kosovës është duke punuar që problemet sociale të ndërmarrjes të tejkalohen sa më parë dhe që të fokusohemi tek aspekti zhvillimor. Trepça është organizatë e punëtorëve, pasuri kombëtare por edhe industri prodhuese. Roli i kësaj ndërmarrjeje është përtej ekonomik. Është edhe historik dhe shtetndërtues.
Tash është koha kur ne do të punojmë në ide konkrete në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe të horizonteve të saj. Trepça do të jetë pjesë e pakos së dytë fiskale të rimëkëmbjes ekonomike.
Qeveria e Kosovës ka pranuar falënderime nga punëtorët për seriozitetin dhe interesin e saj të treguar ndaj kësaj ndërmarrjeje e cila në të kaluarën është keqpërdorur e shfrytëzuar. Kjo Qeveri është e përkushtuar që të rimëkëmb këtë ndërmarrje./arbresh.info
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani
Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për p...
Mjegulla e dendur, IHMK këshillon për kujdes në komunikacion
Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari nga V...
Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së ...