Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan punimet që po zhvillohet për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Sharr.
Ky projekt po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Sharrit. Projekti është hartuar nga Komuna e Sharrit sipas përgjegjësive të dala nga ky Memorandum, ndërkaq financimi, që kap vlerën prej 989,952 euro, bëhet nga qeveria, përkatësisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Objekti do të ketë bodrum, përdhese dhe dy kate me sipërfaqe prej rreth 3 mijë metra katrorë gjithsej. Punimet kanë nisur në fund të muajit tetor edhe ato pritet të përfundojnë brenda dy vitesh.
Kryeministri u njoftua me mbarëvajtjen e punimeve dhe me planin e punës. Ai uroi punime të mbara dhe të shpejta deri në finalizimin e plotë të kësaj Qendre, që është shumë e rëndësishme për jetën kulturore dhe artistike në komunën e Sharrit.
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...