Pas vendosjes së gurthemelit të çerdhes së re në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, vizituan sot punimet që po bëhen në çerdhen e re në lagjen e Medresesë si dhe në shkollën e re në lagjen Prishtina e Re, investime këto të MASHTI-t në Prishtinë në vlerë totale prej katër milionë euro.
ZKM njofton se çerdhja në lagjen e Medresesë do të realizohet më herët se sa që është planifikuar. Punimet pritet përfundojnë në muajin shtator, një muaj më herët. Kurti e mirëpriti këtë lajm shumë të mirë, teksa tregoi se kostoja e gjithmbarshme do të jetë më pak se 750 mijë euro. Çerdhja do të ketë sipërfaqe prej 1,550 metra katrorë dhe do të akomodojë deri në 120 fëmijë, transmeton Arbresh.info.
Nga vizita, kryeministri theksoi se kjo çerdhe do të jetë në funksion të strategjisë së qeverisë për edukimin në fëmijëri të hershme, në mënyrë që fëmijët e sotëm të bëhen qytetarë të dinjitetshëm, punëtorë dhe të ngritur të Republikës sonë. Ai falënderoi operatorin ekonomik për punën që po bën dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për ndërtimin e kësaj çerdhe.
“Prej aty, vazhduan për në lagjen Prishtina e Re, në punishten e shkollës së re e cila është një investim tjetër i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Komunën e Prishtinës në vlerë prej 3.3 milionë euro. Shkolla do të ketë një sipërfaqe të përgjithshme prej 6,430 metra katrorë dhe me një kapacitet për 800 nxënës. Punimet kanë nisur në janar të vitit 2025. Sipas planifikimet fillestar, ato do të duhej të përfundonin brenda 36 muajve. Por në bazë të punës së deritanishme dhe intensitetit të tyre, nga punëkryesi u dha njoftimi se ndërtimi pritet të përfundojnë më herët”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Kurti e quajti lajm të mirë për lagjen, prindërit dhe fëmijët që shkolla e re po ndërtohet edhe më herët se që pritej. Ai tha se sa më shumë shkolla aq më mirë për mirëqenien e qytetarëve, për ngritjen e tyre intelektuale, emocionale e profesionale në të ardhmen.
Vlera e përgjithshme e investimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës gjatë këtij mandati në fushën e arsimit në Komunën e Prishtinës është mbi 12.2 milionë euro.
Në këto vizita mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparimi Rama./Arbresh.info

OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...