Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Bllaca, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Nysret Bllaca, veteran i arsimit.
Profesori tashmë i ndjerë Nysret Bllaca dhe profesoreshë Hava Bllaca, prindër të Ardit Bllacës, i zhdukur me dhunë në moshën 18-vjeçare gjatë luftës në Kosovë, janë simbol i forcës, durimit dhe qëndresës së prindërve që kurrë nuk reshtën së kërkuari drejtësinë. Bashkë me Arditin, në prill të vitit 1999, ishte edhe nipi i profesorit Nysret Bllaca, Alban Bllaca, i vrarë.
Kryeministri Kurti, i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Bllaca dhe i siguroi se institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë me përkushtim kërkimin për të vërtetën për të zhdukurit me dhunë gjatë luftës, derisa drejtësia të vihet në vend.
Kujtimi për profesorin Nysret mbetet i paharrueshëm. Ai ishte një personalitet i nderuar, me gjurmë të pashlyeshme në komunitet dhe me kontribut të çmuar në fushën e arsimit./Arbresh.info

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...