Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Rexhepi. Ai shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta familjarëve dhe miqve për humbjen e më te dashurit të tyre, Faik Rexhepin.
Në nderim të veprës së Faik Rexhepit, Zyra e Kryeministrit dje organizoi një mbledhja komemorative, ku mori pjesë kryeministri Kurti. Në fjalën e tij, ai tha se Faik Rexhepi do të mbetet i përjetësuar në sheshin qendror të Prishtinës, tashmë edhe Republikë demokratike pa okupatorët serbë siç ka ngelur i përjetësuar edhe në kujtesën tonë, të familjeve, të shoqërisë e të mbarë shqiptarëve jo vetëm në Kosovë.
“Qëndrimi stoik i Faik Rexhepit para 35 vjetëve në shesh të kryeqytetit paralajmëronte qëndresën e një populli të tërë, i cili mbijetoi okupimin dhe aparteidin e Serbisë dhe krijoi rezistencë paqësore e luftë çlirimtare deri në fitore.”, tha Kurti./Arbresh.info/

Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë