Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi familjen e luftëtarit të ndjerë të UÇK-së, Mejdi Asllani, i njohur si “Plaku i Maleve.
Sipas kyreministrisë, pas nderimeve në ceremoninë e varrimit të datës 1 shkurt, edhe gjatë kësaj vizite kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë dhe vlerësimin e lartë për “Plakun e Maleve”, për plakun e Emshirit, për Mejdi Asllanin, për jetën dhe për veprat e tij, shkruan Arbresh.info.
“Historia dhe sakrifica e luftëtarit Asllani së bashku me familjen e tij, do të jetojnë gjithmonë në zemrat dhe memorien tonë.”, thuhet në njoftim.
Në këtë vizitë për ngushëllime tek familja e Mejdi Asllanit, kryeministri shoqërohej dhe nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Selimi dhe Driton Hyseni, si dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Shënimi i kryeministrit Kurti, në librin e kujtimeve të luftëtarit të UÇK-së, Mejdi Asllani:
Plaku i Maleve, Plaku i Emshirit, Mejdi Asllani, ishte luftëtar me zemër e në mendje, patriot në luftë e në paqe, që na ka frymëzuar gjithmonë, e që nuk do ta harrojmë asnjëherë. Akti i tij heroik i 7 marsit 1999 dhe veprimtaria atdhetare e pandalshme tash janë në zemrat e mendjet tona dhe rrojnë aty.
Më 7 mars të vitit 1999, familja e Mejdi Asllanit u sulmua nga katër policë të Serbisë, të cilët e morën peng gjithë familjen Asllani, duke ua mbajtur tytat e automatikëve në kokë dhe në gjoks brenda shtëpisë së tyre, në lagjen Emshir të Prishtinës. Mejdiu ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me të dy djemtë e tij Asllanin dhe Bekimin. Në një ngjarje pabesueshmërisht dramatike, Mejdi Asllani bashkë me djalin e tij Asllanin, arritën ta përmbysin situatën falë bombave të dorës dhe një automatiku që e kishin në shtëpi. Atë ditë ata dhënë një shembull të jashtëzakonshëm të rezistencës./Arbresh.info/

Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...